Cesar Duarte, ish-guvernator meksikan, është arrestuar në Miami, tre vjet pas arratisjes. Duarte ishte guvernator i Chihuahua-s deri në vitin 2016. Ai u arratis pas akuzës për përvetësim të fondeve publike.

Ai mund të përballet me ekstradimin në Meksikë, ku akuzohet për korrupsion. Arrestimi vjen pas bisedimeve mes Presidentit Obrador dhe Presidentit Trump. Obrador erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin.

Duarte njihej për jetën luksoze dhe akuzohet se ka përdorur një helikopter të shtetit për veten dhe familjen gjatë fundjavave. Ai dyshohet se ka vjedhur disa lopë që ishin dërguar në zonë për të ndihmuar fermerët.

Pasi kafshët u sekuestruan, Duarte u arratis nga vendi. Vitet e fundit kishte raportime se ai qëndronte në Teksas, Neë Mexico dhe Florida./tvklan.al