Rexhep Rapi 58 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap me pistoletë pa leje. Uniformat blu kishin marrë informacion se 58-vjeçari, person me precedent penal, dispononte armë.

Nga kontrolli në banakun e lokalit në një çantë dore u gjet një armë zjarri pistoletë e cila nga veprimet hetimore rezultoi se i përkiste Rexhep Rapit.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi G. M., punonjës i subjektit, i cili kishte dijeni për armën e zjarrit dhe nuk ka treguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe mjeti tip “Benz”, i blinduar me të cilën ky udhëtonte Rapi. /tvklan.al