Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Vol-Vo 4” të kryer në Tetor të vitit 2018. Ai është Qerim M. 52 vjeç banues në Tiranë.

Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest në burg në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Qerim M. akuzohet për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Gjatë operacionit “Vol-Vo 4” në Tetor të vitit 2018, u goditën 4 grupe kriminale dhe u arrestuan më shumë se 30 persona. Gjatë këtij operacioni, në pranga u vunë edhe ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko. /tvklan.al