Ariol Xhepexhiu, shoferi 47-vjeçar i minibusit që ra në Greminë një ditë më parë në Gramsh, është arrestuar nga policia.

Në një njoftim për mediat, Policia e Elbasanit bën me dije se në përfundim të veprimeve hetimore, kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave, arrestuan shoferin e minibusit i cili mbeti dhe vetë i plagosur.

10 persona u plagosën dhe 1 tjetër humbi jetën pas rënies në greminë të minibusit.

9 të plagosurit e tjerë janë Joana Çuedari 18 vjeçe, Buqe Gaxholli 59 vjeçe, Nafie Rrodhe 61 vjeçe, Enxhi Selimi 25 vjeçe, Kristian Lami 25 vjeç, Ervehe Pasho 55 vjeçe, Gurim Pasho 55 vjeç, Orinda Bollobani 29 vjeçe dhe Selman Rrodhe 75 vjeç. Nga aksidenti i rëndë humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami.

Drejtuesi i minibusit humbi kontrollin dhe mjeti doli nga rruga, duke u rrokullisur disa herë deri sa ka rënë në greminë. Minibusi u rrëzua nga një lartësi reth 80 metra lartësi. /tvklan.al