Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë



Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Tiranë

14:33 16/10/2020

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin “Duplex” dhe ka vënë në pranga Ylli Tarjan dhe ka shpallur në kërkim Marjo Tarjan.

Sipas bluvë të Tiranës këta dy persona shpërndanin kokainë në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.”, njofton Policia.  

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme./tvklan.al




Të ngjashme