Do të njihen lejet shqiptare të drejtimit të automjeteve

Në vizitën e parë jashtë vendit në kryeqytetin italian Romë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe homologu Italian Luigi Di Maio kanë konfirmuar zyrtarisht përfundimin e procedurave për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve me qëllim konvertimi. Sipas ministres

Xhaçka nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të realizohet  javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjegjëse.

Sinkron Xhaçka

Kryediplomati Italian Luigi Di Maio tha se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të japin prova demokracie në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Shqipëria është në vigjilje të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. 25 Prilli do të jetë një moment themelor në rrugën e vendit tuaj drejt integrimit evropian. Jemi të sigurtë që të gjitha institucionet e të gjitha partitë politike shqiptare do të japin provën e një maturie të madhe demokratike duke rikonfirmuar se janë të gatshëm për të vijuar ecjen drejt BE-së. Forcat politike duhet të japin në këto zgjedhje mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat e tyre partiake. Ne mbështesim miratimin e kornizave negociatore dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2021.”

Italia njihet si një avokate e palodhur në integrimin e Shqipërisë në BE.

Klan News