“Arsyet i dimë unë dhe ai”, Ariana sqaron: Në takimin tek vila…



“Arsyet i dimë unë dhe ai”, Ariana sqaron: Në takimin tek vila…

19:21 21/01/2021

Ariana, ish-konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka folur së fundmi për deklaratat që dha pas eliminimit.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo ka sqaruar “arsyet që i di vetëm ajo dhe Saimiri”.

Më tej Ariana ka komentuar edhe faktin që Suela u shpreh dy javë më parë që nuk ishin motra por thjesht shoqe.

Cilat ishin arsyet që ti u shprehe se i di vetëm ti dhe Saimiri?

Ariana: Unë e thashë edhe natën e fundit që e prisja eliminimin. Unë jam shumë e besës dhe fjalët e mia nuk do të dalin kurrë nga unë. 

Unë me Saimirin nuk kam patur afrimitet, përveç takimit të gjatë dhe atyre të vogla. Në takimin te vila unë i thashë që, nëse ka vetëm një pëlqim fizik ndaj meje, unë nuk mund të rri të pres trëndafil nga ty sepse nuk më pëlqen.

Ti çfarë tërheqje kishe ndaj Saimirit?

Ariana: Që në momentin kur kam ardhur në Love Story, çdo gjë e kam bërë me sinqeritetin tim, ashtu siç jam edhe në jetën reale. Nuk kam luajtur as me ndjenjat e mia, as me të Saimirit. Të gjitha vajzat jemi futur aty sepse na ka pëlqyer.

Të mbeti hatri që Suela tha që jemi shoqe dhe jo motra?

Ariana: Suela foli pak para kohe, pa menduar sepse unë e njoh dhe e di shumë mirë çfarë zemre ka. Kam një javë pa e takuar por gjithsesi do takohemi. Kur e tha atë nuk u ndjeva keq, por edhe mirë jo./tvklan.al






Të ngjashme