Beyonce thirrje për çmontimin e sistemit racist

Fuqia e komunitetit me ngjyrë, vuajtjet dhe lufta për drejtësi ishin në qendër të vëmendjes në çmimet BET të Dielën, të cilat u transmetuar për herë të parë në historinë e tyre 20 vjeçare nga kanalin kryesor  televiziv amerikan CBS.

Në shfaqje u publikuan emrat e dhjetëra burrave dhe grave që kanë vdekur në duart e policisë vitet e fundit, teksa vrasja e  George Floyd ishte rikrijuar në versionin pop nga reperi Da Baby.

Këngëtarja Beyonce i bëri thirrje, jo direkte, komunitetit të saj të ngrihet kundër Trump, duke u kërkuar që në zgjedhjet e këtij viti të përdorin votën për çmontimin e sistemit racist.

Sakaq, grupi legjendar Rolling Stones ka paralajmëruar Doanld Trump për herë të fundit të mos përdorë me këngën You Can’t Alëays Get Ëhat You Ëant” në fushatat e tij elektorale, ndryshe do të përfundojë në gjyq.

Tv Klan