Policia ka asgjësuar 1790 bimë narkotike kanabis dhe 86 fidanë kanabisi në kuadër të operacionit kombëtar “Territor i pastër”.

Bimët narkotike u zbuluan dhe asgjësuan në 4 zona të ndryshme.

Konkretisht, në njësitë administrative Pult, Shalë e Postribë u asgjësuan 736 bimë kanabis.

Në Shkrel të Malësisë së Madhe u asgjësuan 867 bimë kanabis dhe 86 fidanë kanabis.

Në Qelzë të Pukës u zbuluan 62 bimë kanabis dhe në Iballë të Fushë-Arrëzit u asgjësuan 125 bimë kanabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë.

/tvklan.al