Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.

Një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident automobilistik me një mjet tjetër në zonën e njohur si “Kthesat e Murrashit” në afërsi të qytetit të Librazhdit.

Për pasojë mbetën të lënduar 4 pjesëtarë të një familje nga Shkupi, prindërit dhe dy fëmijët.

Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer veprimet procedurale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Klan News