Plot 1 vit nga tronditja që pësoi sindikata e pavarur e punonjësve. Mëngjesi i 26 Tetorit të vjetshëm u gdhi me kufomën e kryesindikalistit të Tiranës Astrit Balluku në dyert e punës së tij. Asgjë prej asaj dite mbi motivin dhe vrasësin. Gjithsesi sot mbushet 1 vit nga mungesa e tij në familje dhe shoqëri.

Në këtë përvjetor përveç familjarëve Astrit Ballukun e kujtojnë kolegët dhe shokët e kujtojnë duke kërkuar diçka, gjetjen dhe dënimin e vrasësit të tij. Drejtësia le të vihet në zbatim. Sipas kolegëve të tij ishte i vetmi që nuk njihte gjuhën e kompromisit. Sindikata tashmë ka dëshmorin e saj dhe kolegët e tij kërkojnë përgjigjet e pyetjeve që nuk dinë kujt ti drejtohen.

Përse u pushkatua Astrit Balluku dhe përse presidenti i sindikatave të pavarura nuk ndodhej në vendin e ngjarjes. Nga ky kolektiv është hedhur ideja e bërjes së Astrit Ballukut, Qytetar Nderi si simboli i sindikalizmit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti