Në celular foto të një pallati, armët gati me 85 fishekë

Grupi i hetimit është duke verifikuar kontaktet e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit, të dy të arrestuar për sigurim të kushteve për vrasje.

Fillimisht hetuesit janë duke kaluar në sitë të dhënat që kanë siguruar nga një celular i  markës Nokia sekuestruar Spahiut dhe telefonin Samsung të Arsen Preçit. Në telefonin e këtij të fundit u gjetën biseda të tij për makinën, si dhe foto të një pallati në Elbasan që dyshohet se po vëzhgonte.

Megjithatë dy të hetuarit kanë mohuar akuzat.

Edhe vetë grupi i hetimit nuk ka qartësuar ende nëse ngjarja e raportuar në Elbasan, është një atentat i parandaluar apo inskenim, megjithatë në të dyja rastet dyshimet janë se ka më shumë se dy persona të përfshirë. 

Prokuroria ka dërguar për akt ekspertim armët dhe disa gjurmë gishtash të gjetura, përgjigjet e të cilave do të jetën vendimtare për fatin e hetimit.

Megjithatë hetimet e dritanishme tregojnë sipas Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit, se ka qenë Arsen Preçi personi që ka braktisur makinën tip BMË X6 në ndërtesën e quajtur “Ish-fabrika e salcës” në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Brenda 3 armëve të llojit automatikë të sekuestruara në këtë makinë, u gjetën 85 fishekë dhe çdo gjë ishte bërë gati për zhdukjen e provave.

Tv Klan