Athletic Bilbao fiton Kupën e Mbretit Skuadra baske mori pas 40 vitesh në këtë trofe Athletic Bilbao triumfoi në finalen e Kupës së Mbretit, duke marrë këtë trofe të rëndësishëm pas 40 vitesh dhe 6 finaleve të humbura.

Suksesi u arrit pas goditjes së penalltive në përballjen me Mallorca e Vedat Muriqit e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Sevilje. Koha rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën në barazim 1-1, pas golave të realizuar nga Dani Rodriguez i Mallorca në minutën e 20’ dhe Oihan Sancet i Bilbao në të 50’.

Te penalltitë, futbollistët e Athletic Bilbao u treguan të saktë duke fituar me rezultatin 4-2. Njëri prej shënuesve për Mallorca ishte Vedat Muriqi. Athletic Bilabo është ekipi i dytë në Spanjë me më shumë Kupa Mbreti, 24, ndërsa rekordin e ka Real Madrid me 31.

Tv Klan