Festat e fundvitit duket se kanë ardhur më herët në familjen e këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezaj.

Ajo së fundmi, përmes rrjetit të saj social Instagram ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me bashkëshortin Bes Kallaku dhe vajzën e tyre Ajka.

Pema e Krishtlindjes, zbukurime dhe një atmosfera e mrekullueshme festive vërehet në shtëpinë e tyre.

Lumturia, buzëqeshja, ngrohtësia dhe dashuria midis tyre është përjetësuar në videon e realizuar nga Rezarta Shkurta.

Zoti im, sa mirënjohës të jemi. Në fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtetë dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty. Rezarta Shkurta do të jemi mirënjohës gjithmonë, na ke pasuruar kujtimet, i ke përjetësuar përgjithmonë, faleminderit artiste”, shkruan Xhensila bashkëngjitur videos së publikuar.