Autobusi u përmbys në rrugë për shkak të kushteve të motit

Një autobus me qytetarë nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martës ndërsa u raportua për 9 qytetarë të plagosur.

Autobusi i një kompanie turistike kosovare për shkak të motit të keq ka rrëshqitur duke u përmbysur në rrugë. Ndërsa xhami i përparmë është thyer, nga ku mendohet se kanë arritur të dalin të mbijetuarit e aksidentit.

Mediat serbe raportojnë se ky autobus qarkullon në linjën Prishtinë – Graz dhe shkonte në drejtim të Sllovenisë. Të plagosurit u transportuan për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Klan News