Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik në Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të marte në qendër të kryeqytetit.

Mësohet se autobusi u përplas fillimisht me një makinë dhe më pas goditi murin e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /tvklan.al