Fshatarët shesin përgjatë rrugës duke rrezikuar veten dhe blerësit

Përgjatë autostradës Lushnje-Fier dhe Lushnje-Rrogozhinë janë të shumtë fermerët që dalin t’i shesin në rrugë prodhimet e tyre. Prodhuesit thonë se në autostradë mund t’i shesin produktet me çmim më të mirë, ndonëse janë të vetëdijshëm që rrezikojnë edhe jetën.

Të rrezikuar janë edhe qytetarët, të cilët për të blerë këto produkte ndalojnë në autostradë, në shkelje të Kodit Rrugor. Janë rreth 30 pika tregtimi që nuk paguajnë taksa e janë të pa licencuar përgjatë autostradës që lidh jugun e Shqipërisë me qytetet e tjera të vendit.

Në sezonin veror këto pika shtohen për shkak të rritjes së prodhimit vendas.

Klan Plus