Emisioni “Stop” denoncoi këtë të mërkurë avokatin Sokol Berberi, i cili i kishte marrë një qytetari

Në datën 12 Janar denoncuesi, i pajisur me kamera të fshehtë, takon avokatin Sokol Berberi, për t’i kërkuar shumën prej 11 mijë Paund, siç kishin rënë dakord.

Por avokati thotë, se kishte pasur shumë probleme, ndaj e shtyn kthimin e shumës për në 14 Janar.

Qytetari: Tashi ne…të mora atë ditë në telefon kur ishe e të thashë: a je i sigurtë, thashë, që do e lëmë filan ditë….të thashë mos ta anuloj biletën. Ti më the në 12 e ke të sigurtë 1000%.

Avokati Sokol Berberi: Po!

Qytetari: Dhe data 12 është sot.

Avokati Sokol Berberi: E di, e di, e di.

Qytetari: A kupton?

Avokati Sokol Berberi: Tani, Sokolin do ta tolerosh me mirëkuptimin tënd deri pasnesër në drekë! Ti qenke duke u nis, kështu që të ndahemi si miq! Të lutem, më mirëkupto!

Qytetari: Tani iku edhe data 12.

Avokati Sokol Berberi: Nga data 15 në drekë!

Qytetari: Jo 15, jo.

Avokati Sokol Berberi: 14! Më fal!

Qytetari: Pasnesër më the.(14 janar)

Avokati Sokol Berberi: Kujtova, se është 13 sot.

Qytetari: Jo, jo se s’kam…unë dua të iki, që ta mbaroj këtë punë! Mos e kthej më kokën mbrapa tani!

Avokati Sokol Berberi: S’ke për ta kthyer kokën mbrapa! Absolutisht e kam, e kam….

Qytetari: E sa përqind i sigurtë je në këtë rast?

Avokati Sokol Berberi: Po, patjetër!

Qytetari: Sa përqind, sa përqind?

Avokati Sokol Berberi: 5 milionë përqind!

Qytetari: (Qesh) Ti më kënaq mu!

Avokati Sokol Berberi: Ah, mos më qesh! Mos më qesh, se kam pas halle, kam pas probleme! Ta them me sinqeritet!

Bashkë me qytetarin, gazetarja e “Stop” takon avokatin në 14 Janar, por avokati premton për të disatën herë, se do i japë paratë, kësaj radhe në 18 Janar.  

Pasi “u mbërthye” nga kamerat e “Stop” avokati Sokol Berberi i kthen qytetarit 11 mijë Paund, që i kishte marrë për vizën e shkollimit të së fejuarës.  

Kjo e fundit shpreh mirënjohjen dhe thotë, se pa këmbënguljen tonë nuk kishte për t’i marrë paratë, siç i kishte ndodhur për dy vjet me radhë.

“Kishim dy vjet që nuk i merrnim lekët. Shumë faleminderit emisionit Stop që pas 2 vitesh na zgjidhët problemin”, tha ajo./tvklan.al