Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Avokati i Popullit është institucioni i cili mbron të drejtat e të gjithëve. Në këtë kuadër dhe të biznesmenëve apo subjekte juridike. Nën këtë moto është zhvilluar sot një seminar i përbashkët me përfaqësues të biznesit shqiptar dhe të vetë Avokatit të Popullit Ermir Dobjani.

Biznesmenët e mbledhur sot, kanë hedhur idetë dhe kërkesat e tyre, duke u bazuar në nenet përkatëse të Kushtetutës. Zoti Dobjani duke iu referuar një pjesë të këtyre neneve, ka dhënë shpjegimin ligjor dhe interpretimin e tyre në mbrojtje të subjekteve tregtare. “Avokati i Popullit ka të drejtë të ndërhyjë në çdo çështje që është në hetim për ndonjë subjekt juridik e tregtar, madje ai ka të drejtë hyjë edhe në subjektin shtetëror, natyrisht duke e ruajtur atë”, është shprehur zoti Dobjani./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori