Fundi i vitit ka ndikuar në lindjen e një profesioni të ri. Të veshur me pallto të kuqe dhe me mjekër të bardhë, për të përfituar një shumë sado të vogël parash, janë të vendosur para lokaleve dhe përshëndesin kalimtarët para tyre. Për t’iu përshtatur atmosferës së festës por dhe për të shtuar klientelën kanë vendosur t’a bëjnë sa më të këndshëm ambientet e lokaleve.

Madje nuk mungojnë dhe skena të tilla. Një vajzë e re në ditën e dasmës së saj vendos të ketë një kujtim me burrin me të kuqe i cili simbolizon mirësinë. “Pleqtë” e Vitit të Ri thonë se paguhen mirë. Ata që mrekullohen më shumë janë fëmijët, ata që plakun e Vitit të Ri janë mësuar t’a shohin vetëm nëpër filma. Një karamele dhe një foto me to, ëndrrat e tyre sapo nisin./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj