Ky është babagjyshi i akullt, varianti siberian i babagjyshit të Krishtlindjeve në botën perëndimore.

Në zonat e ftohta të Sibërisë ai është simbol festave të fundvitit. Me mjekrën e tij të gjatë dhe të bardhë, por i veshur ndryshe nga Santa Klausi, me peliçe blu por ndonjëherë edhe të kaltër e të bardhë, ai sjell dhurata në festat e fundvitit, ashtu si babagjyshi i Krishtlindjeve në botën perëndimore.

Babagjyshi i akullt është figurë mitologjike. Dikur ai ngrinte këdo që prekte. Sepse normalisht në zonat nga e ka prejardhjen, temperatuat tejkalojnë 50 gradë nën zero.

Gjithsesi edhe për këtë vit ai u ka sjellë dhurata fëmijëve të Omjakonit, një prej qyteteve më të ftohtë të botës dhe ka hapur për ta guvën e tij prej akulli. 

/Tv Klan