Babai i Britney Spears ka paraqitur në një gjykatë në Los Angeles dokumentet për t’i dhënë fund kujdestarisë së tij 13-vjeçare ndaj këngëtares, që mbikëqyrte jetën dhe financat e saj.

Në dokumentet e dorëzuara, Jamie Spears ka shkruar se gjykata duhet të marrë seriozisht parasysh nëse kjo kujdestari nuk kërkohet më.

Në dy vitet e fundit, Britney Spears ka kërkuar dy herë që të largojë kujdestarinë e babait të saj.

Këngëtarja e POP e ka përshkruar marrëdhënien me të atin si abuzive dhe nuk pranon që të zhvillojë koncerte dhe aktivitete të tjera nën menaxhimin e babait.

Dy muaj më parë, Britney Spears bëri deklarata “bombë” në gjykatë për sjelljen abuzive të të atit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të kujdestarisë.

Këngëtarja kërkon që të ketë vetë kontrollin e financave të saj si dhe të mbikëqyrë kujdesin e saj mjekësor. /tvklan.al