Një djalë 9-vjeçar britanik dhe babai i tij 49-vjeçar kanë ndërruar jetë pas një rrëshqitje dheu në Australi. Policia raporton se nëna dhe vëllai i 9-vjeçarit të ndjerë janë plagosur rëndë.

Babë e bir vdiqën teksa po ecnin në Wentworth Falls të Sidneit këtë të hënë. Nëna 50-vjeçare e familjes dhe djali i dytë, i cili është 14 vjeç, u nxorën nga lugina ku ranë aksidentalisht me një helikopter shpëtimi.

“Situata ishte zemërthyese. Pacientët kishin lëndime të rënda në kokë dhe bark dhe duhej të intuboheshin që ata të mund të merrnin frymë”, shtoi ai.

Mjekët thane se dyshja e plagosur kishte pësuar lëndime në kokë dhe në bark.

“Javët me mot të lagësht në Sidnei, kanë bërë që zona të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Policia./tvklan.al