Babai nuk ka qenë dakord me personin që vajza e tij kishte zgjedhur të bashkëjetonte. Pas një konflikti të ashpër në shtëpinë e të rinjve ai ka njerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit që jetonte me vajzën e tij në një apartament në zonën e Freskut në Tiranë.

Për pasojë 33-vjeçari me iniciale A.G ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30 të së shtunës në apartamentin ku çifti jetonte.

Policia tha ndaloi autorin e plagosjes Besim Lata ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e tij që sipas njoftimit zyrtar ka marrë pjesë në krim.

Nga hetimet e bluve të Tiranës mësohet se vajza e Besim Latës bashkejetonte pa pëlqimin e familjes  me 33- vjeçarin që mbeti i plagosur. Ndonëse në spital ai ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen dhe acarimin e konfliktit me familjen e vajzës. Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan