Legjenda e futbollit Italian Roberto Baggio i dha disa këshilla skuadrës së Italisë përpara Kampionatit Evropian.

Ekipi i Spalletti-t po përgatitet për një kampionat të rëndësishëm evropian në Gjermani, duke u përpjekur të mbrojë titullin pas dy dështimeve në kualifikueset e Kupës së Botës.

Duke folur për të përditshmen italiane Tuttosport, Baggio fillimisht dha mendimet e tij për skuadrën e Italisë së Spalletti-t përpara Euro 2024.

“Besoj se është një projekt në ndërtim e sipër. Spalletti ka cilësitë për të zgjedhur lojtarët që do të përfaqësojnë Italinë në Europian. Ne duhet t’u japim kohë këtyre fëmijëve për të punuar në paqe“, tha Baggio.

Fituesi i Topit të Artë i vitit 1993 me 56 ndeshje me kombëtaren e Italisë nga 1988 deri në 2004, me 27 gola dhe 14 asist ka një këshillë për lojtarët përpara turneut.

“Kur paraqitesh në një turne kaq të rëndësishëm, duhet të nisesh nga ideja se do të japësh gjithçka. Puna që ata do të bëjnë që këtu e tutje do të përcaktojë rrugën e tyre”, tha ai.

Italia do ta nisë Europianin më 15 Qershor kundër Shqipërisë në Dortmund. Jo vetëm kjo ndeshje, por të 51 takimet e finaleve do të transmetohen në Tv Klan.

Tv Klan