Bekim Balaj dhe Odise Roshi po shndërrohen në dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën Terek i Groznit.

Me dy golat e Balajt në fitoren 4-1 me Uralin Tereku, u ngjit në vendin e 4 të renditjes, që i siguron pjesëmarrjen në Europa League.

Sulmuesi shkodran shënoi fillimisht në fund të pjesës së parë falë insistimit të tij personal. Ai ndoqi aksioni deri në fund duke ushtruar presion ndaj portierit vendas.

Në pjesën e dytë Balaj i pamarkuar mori një asist nga Roshi dhe shënoi nga pozicion fare pranë portës.

3 minuta më pas Roshi ishte protagonist në golin e tretë të Terekut. Nëse topi nuk do të ishte prekur nga Dinga, goli do të quhej i fierakut, ose i Balajt për të cilin u nis pasimi.

Balaj është në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve në kampionatin Rus me 6 gola.

Një ditë më parë futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare Amir Abrashi i rikthyer nga një dëmtim shënoi për Frajburgun.

Mesfushori i Kombëtares realizoi në suksesin 3 – 1 në fushën e Verder Bremenit. Ky është goli i parë sezonal për Amir Abrashin./ TV KLAN