Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla paralajmëron një tjetër padi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim online, Balla thotë se do të dorëzojë një kallëzim për shpifje ndaj kreut të opozitës dhe ndaj ish-drejtorit të policisë bashkiake Florenc Hoxha, i cili është përmendur si personi që regjistroi fshehtas dëshminë e Fredi Alizotit.

Në prokurorinë e Tiranës, Balla e ka paditur Bashën për “kallëzim të rremë” bashkë me ish-policin Emiljano Nuhu për rastin e Xhisiela Malokut.

Deputeti socialist thotë se kamerat e komisariatit të Fushë Krujës flasin qartë pasi ai nuk ka qenë aty.

Tv Klan