Socialistët kanë vijuar edhe këtë të mërkurë të akuzojnë organin e akuzës se po përpiqet të mbyllë aferën “CEZ” pa kryer asnjë hetim. Ish kryetari komisionit hetimor për privatizim e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë thotë se Prokuroria ka çuar dosjen në gjykate pa marrë në pyetje dhe pa hetuar asnjë nga emrat që komisioni i bën përgjegjës se janë pjese një afere korruptive që i shkaktuan shtetit një dëm të madh financiar.

Kush janë këta prokurorë që kanë tagrin të falin pa e hetuar aspak Sali Berishën, ish-kryeministër dhe deputet i kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale shpërdorim i detyrës, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike, mashtrimi, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe refuzimit për të dëshmuar?”,

pyeti Balla, duke përmendur më tej edhe emrat e Ndue Nik Kalej,  Genc Rulin, ish-ministër i Energjetikës, Ridvan Boden, ish-ministër i Financave, të gjithë anëtarët e komisionit të ofertave, ish-ministrat Florian Mima, Enno Bozdo sidhe Ledina Mandian, Shkëlzen Berishën, Bujar Nepravishtën dhe Sokol Ramadanin.

“Ne kemi kërkuar që këta persona të hetohen, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që këta persona të hetohen, kush ka të drejtë ti falë?…

Por të jeni të sigurt se drejtësia e re po vjen, dhe këta prokurorë dhe gjyqtarë që kanë vendosur ta kenë aleatë korrupsionin dhe krimin, këta nuk kanë më vend në Shqipëri. Doni peshq të mëdhenj? Ja ku i keni peshqit e mëdhenj.”

Ai akuzon organin e Prokurorisë se po dëshmon dy standarde të ndryshme mes kësaj dosje dhe çështjes “Tahiri”, si i përfshirë në dosjen Habilaj.

Pse ky standard krejt i dyfishtë i prokurorisë e kompromenton atë si një organ i përdorur në funksion të luftës së dëshpëruar për pushtet të një opozite protagonistësh që duhet të përgjigjen njëherë përpara drejtësisë dhe pastaj të shesin dëngla duke hedhur përditë baltë mbi Shqipërinë!

Si ka mundësi vallë që kjo lëvizje e prokurorisë në mjegullën e krijuar nga Fronti i Hakmarrjes për pushtetin e humbur, ndodh tamam kur sapo ka filluar Vettingu për çuarjen për skrap të prokurorëve e gjykatësve që kanë bërë rolin e pusetës për mbulimin e zullumeve më të mëdha të historisë së pluralizmit shqiptar?!”

 

Për socialistet fakti se raporti i komisionit hetimor u mor zyrtarisht nga organet e drejtësisë çeke dhe nga prokuroria shqiptare nuk merret për bazë e komprometon këtë organ si pjese e një pazari politik.

Tv Klan