Balla: Të gatshëm të diskutojmë ndryshimet kushtetuese



Balla: Të gatshëm të diskutojmë ndryshimet kushtetuese

14:41 09/07/2020

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi këtë të enjte se kryetarët e grupeve parlamentare opozitare kanë marrë fjalën nga mazhoranca për të për të rishprehur kërkesën e tyre për çështjen e listave të hapura.

Megjithatë, Balla tha se sot çështja më e rëndësishme për t’u diskutuar mes palëve është rindërtimi, fokus ky edhe i mazhorancës në parlament.

Por kreu i socialistëve në parlament, u bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit deputetëve të opozitës për domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare.

Gjithashtu ai ripërsëriti se mazhoranca është e gatshme të diskutojë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita.

 “Me domosdoshmërinë për të implementuar marrëveshjen me opozitën jashtëparlamentare ashtu sikurse kemi rënë dakord sepse duhet të kuptojmë që edhe pse ajo është një marrëveshje për të mos bërë asgjë, është një marrëveshje për të mos adresuar rekomandimet bazë të ODIHR-it, rikthimi në fushë betejë edhe të një force tjetër politike të opozitës jashtëparlamentare është një dimension i rëndësishëm. Me ju, opozitën brenda parlamentit, nëse doni t;ju ripërsërisim, jemi të gatshëm, e kemi thënë prej Majit 2019, jemi të gatshëm të diskutojmë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me një hapje të pjesshme të listave, shoqëruar me disa kufizime që kanë të bëjnë me koalicionet dhe vendosjen e një pragu kombëtar që bën sens sa kohë që Shqipëria është një shtet unitar dhe pragu në këtë kontekst duhet të jetë prag kombëtar. Ne kemi treguar vullnet, por edhe ju duhet të tregoni vullnet sa i përket diskutimit që fillon javën e ardhshme për Kodin Zgjedhor. Nuk i kemi depozituar fshehurazi, por sipas procedurës parlamentare”, tha Balla.

Balla deklaroi se askush nuk e merr një marrëveshje si do të donte. Megjithatë, mazhorancën e sheh në një pikë të vështirë pasi ëhtë në mes të opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentare.

“Një marrëveshje tre palëshe ku ne jemi në mes dhe nga njëra anë kemi bijtë dhe nga krahu tjetër baballlarët të arrijmë të bëjmë zgjedhje vitin e ardhshëm të denja dhe kuptimplota me garancinë që duhet të japin ata jashtë që zgjedhjet duhen pranuar. Thirrja ime e fundit e kam nga ata për jashtë. Kuvendi nuk merr urdhra nga askush, as ultimatume, as porosi në kuptimin e thirrjeve që bën opozita, i bëjmë thirrje, Kuvendit etj. Do t’i kërkoja opozitës jashtë parlamentare që ndaj deputetëve të vet që vijnë nga listat e veta të tregojnë respekt sepse në fund të fundit ne nuk i kemi votat. Edhe pjesa tjetër e sallës duhet ta votojë”, tha Balla./tvklan.al




Të ngjashme