Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë pune në Itali ku takoi homologun e saj italian Matteo Salvini.

Në qendër të bisedimeve ishte interesi i shtuar dypalësh për të mbështetur zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore.

Ata vlerësuan se projektet infrastrukturore përgjatë Korridorit Blu dhe Korridorit VIII përbëjnë vepra kyçe për turizmin, zinxhirët e furnizimit dhe për sigurinë e rajonit Adriatiko-Jonian në tërësi.

Tv Klan