Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Investimi i Bankës Botërore për rehabilitimin e sistemit ujitës të rezervuarit të Gjançit rrezikon të anulohet. Shkak për këtë bëhet mospagimi i kontributit prej 1% nga fermerët e 22 fshatrave ku shtrihet ky sistem. Çdo fermeri i duhet të paguaj 300 lekë për dynym, ose siç u shpreh një fermer të falim një qengj për këtë vepër, që do të na rrisë prodhimin bujqësor e blegtoral dy apo tre herë më shumë.

Banka Botërore ka paralajmëruar se në rast se nuk do të derdhet kontributi i fermerëve, investimi edhe pse është filluar e janë rikonstruktuar porta, tuneli, kanalet kryesore, do të transferohet në një tjetër rreth. Deri tani fermerët kanë derdhur 4.3 milion lekë nga 16 milion të planifikuara./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti