Nisja më e keqe e sezonit prej 18 vjetësh

Barcelona nuk mundi të marrë sërish një fitore. Për herë të katër radhazi katalanasit barazuan duke regjistruar në këtë mënyrë startin më të keq të kampionatit në La Liga që prej sezonit nga 2002- 2003.

Blaugranat u përpoqën maksimalisht, po nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 1-1 me Alaves.  Është niveli më i ulët i rezultateve të fillim-sezonit që prej 18 vjetësh.

Ronald Koeman nga stoli e ka parë skuadrën e tij të marrë vetëm 8 pikë në 6 ndeshje deri më tani. Barça aktualisht renditet e 12 në La Liga, me gjysmën e pikëve të liderëve të kampionatit spanjoll, Real Madrid, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Pavarësisht fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, skuadra katalanase nuk ka arritur të fitojë në katër ndeshjet e fundit në Spanjë, me fitoren e fundit që daton më 1 tetor kundër Celta Vigo. Përgjatë muajit Blaugranat kanë barazuar me Sevilla, Getafe dhe Alaves, ndërsa fundjavën e kaluar humbën “El Clasico” 3-1 përballë Real Madrid.

Herën e fundit, që Barcelona e filloi një sezon kaq keq, e mbylli në vendin e gjashtë.

Tv Klan