Barazim në Kukësi-Tirana



Barazim në Kukësi-Tirana

19:20 17/04/2021

Partizani fiton me përmbysje me Kastriotin

Barazim 2-2 në sfidën Kukësi-Tirana që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave në objektivat e tyre, pasi janë ende larg kupave të Europës. Një sfidë e fortë deri në minutat e fundit ajo e luajtur të shtunën në Elbasan. Eze shënoi për Kukësin në mesin e pjesës së parë, duke shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes kundërshtare.

Pavarësisht përpjekjeve bardheblutë u kundërpërgjigjën vetëm në pjesën e dytë. Seferi realizoi në të 71’ për Tiranën, ndërsa Cale barazoi në minutën e 84’. Kur u mendua se Tirana do të fitonte kapiteni i Kukësit, Ibrahimi, shmangu humbjen me golin e tij.

Partizani fitoi 3-1 me përmbysje takimin me Kastriotin i luajtur në Tiranë. Krutanët shënuan në minutat e para me Dacin. Hakaj barazoi rezultatin para se ekipet të shkonin në pushim. Në pjesën e dytë të kuqtë u shfaqën më konkretë.

Stenio Junior dhe Asani i dhanë fitoren Partizanit, që ngjitet në krye të renditjes në pritje të rezultateve të kundërshtarëve në takimet e javës së 28.   

Tv Klan







Të ngjashme