Barazim në Roma – Inter

Moment nga ndeshja


Barazim në Roma – Inter

21:25 10/01/2021

Skuadrat ruajnë pozitat në renditje

Në Olimpico të Romës u luajt një ndeshja e fortë dhe me shumë ritëm por në fund të 90 minuutëshit nuk pati fitues. Roma dhe Inter barazuan 2-2. Ishte skuadra vendase që kaloi fillimisht në avantazh me Pellegrini.

Në pjesën e dytë erdhi barazimi për Inter nga Milan Skriniar që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55. Ai u harrua i vetëm në zonë në një goditje këndi dhe i vetëm e gjuajti me kokë duke shkundur rrjetën për 1-1.

Zikaltrit përmbysën me Achraf Hakimi. Mbrojtësi shënoi në minutën e 63 me shumë elegancë. Por më pas Inter lëshoi shumë në lojë dhe në fushë ishte vetëm Roma që sulmoi, teksa gjeti golin me Mancini në 86.

Në të njëjtat pozicione si më parë Inter është në vendin e dytë me 37 pikë ndërsa Roma ndjek me 34.

Tv Klan






Të ngjashme