“ByteDance” refuzon të shesë aksionet e Tiktok-ut, rrjetit të famshëm social të themeluar prej saj. Shitja e aksioneve është një nga mundësitë që ky rrjet të vazhdojë të jetë i përdorshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi presidenti Xho Bajden nënshkroi ligjin e miratuar më herët nga Kongresi që parashikon bllokimin në shkallë kombëtare të TikTok-ut, nëse firma me qendër në Pekin vazhdon të ketë në pronësi një pjesë të madhe të aksioneve.

Zyrtarët amerikanë shprehin bindjen se prapa firmës private “ByteDance” fshihet qeveria kineze. Sipas tyre, zbulimi kinez u grabit amerikanëve të dhënat në pajisjet elektronike ku përdoret Tiktok-u, për t’i shfrytëzuar për të mirën e Partisë Komuniste të Kinës. “ByteDance” ka paralajmëruar se do ta ankimojë ligjin në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Akuzat janë refuzuar kategorikisht nga Pekini zytar. “ByteDance” ka në pronësi 20% të aksioneve të TikTok-ut. 60% zotërohen nga investitorë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa 20%-shi i mbetur nga të punësuar të këtij rrjeti social në mbarë globin.

Tv Klan