Rey Manaj pjesë e rezervave

Barcelona e fitoi ndeshjen e parë të kampionatit. Pa Messi, katalanasit arriten suksesin 4-2 në shtëpi ndaj Real Sociedad. Në pjesën e parë të takimit po fitonin 2-0 pas golave të Pique dhe Braithëate.

Pique pas shënimit puthi fanellën në shenjë besnikërie ndaj klubit. Mbrojtësi ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës në këtë situatë të vështirë financiare.

Në pjesën e dytë, Braithëate çoi shifrat në 3-0. Kur u duk sikur gjithçka u zgjidh, vijnë dy gola të shpejtë të miqve, por Sergio Roberto në minutën e parë shtesë shënoi golin që vendosi rezultatin 4-2.

Në këtë sfidë pjesë e rezervave të Bacelonës ishte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj. Barcelona e ka regjistruar për t’u aktivizuar në La Liga, pas uljes së pagave të disa lojtarëve. Manaj do të ketë mundësi aktivizimi në ndeshje që do të mendohen më të lehta për Barcelonën.

Tv Klan