Eliminimi nga Champions League nuk ishte pasoja e vetme për Barcelonën. Një sherr masiv është zhvilluar në dhomat e zhveshjeve të stadiumit spanjoll pas përfundimit të ndeshjes së kthimit të humbur ndaj Pari Së Zhërme. Protagonist duket se ka qenë sulmuesi, Kylian Mbappe, i destinuar për të firmosur me Real Madrid nga sezoni i ardhshëm.

Gjatë festës së kualifikimit, 25-vjeçari është dëgjuar duke thënë fraza në gjuhën spanjolle: ”Ky është futbollit, tregojeni në fushë”. Diçka që nuk është pritur mirë nga lojtarët e Barcelonës, që kanë synuar të konfliktohen edhe fizikisht. Për të shuar gjithçka janë bërë pjesë rreth 60 individë.

Ndërkohë, Katalanasit janë gjobitur me 25 mijë euro nga UEFA pas koreve raciste të bëra në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” ndaj PSG-së. Pas pamjeve filmike, UEFA ka evidentuar sjellje të pahijshme nga disa tifozë. Barcelona gjithashtu u urdhërua të kompensojë PSG-në për dëmtimin e stolave nga tifozët dhe të paguajë gjobë shtesë që arrin në 7,000 Euro.

Ndërkaq, spanjollët do të luajnë edhe një ndeshje pa mbështetjen e tifozëve në transfertën e parë të sezonit të ardhshëm të Champions League.

Klan News