Kualifikohet me vështirësi përballë ekipit të ligës së tretë

Barcelona fitoi me vështirësi 2-0 përballjen e turit të tretë të Kupës së Mbretit në fushën e Cornella që vlen 245 herë më pak. Ekipi i ligës së tretë që eliminoi në fazën e mëparshme Atletico ia bëri të vështirë katalanasve që siguruan kualifikimin vetëm pas pjesëve shtesë.

Vendasit patën rastet e tyre të shënimit. Barcelona në lojën e rregullt shpërdoroi 2 penallti të pritura nga portieri i skuadrës modeste. Pjanic dhe Dembele u frenuan nga 21-vjeçari Ramon Juan, i cili ndali edhe goditje të tjera në këtë sfidë, duke shmangur gola të tjerë të sigurtë.

Rezultati u zhbllokua me fillimin e pjesës së parë shtesë. Dembele nuk gaboi kësaj here duke shfrytëzuar një pasim të Pedri. Ky i fundit dha asist edhe për Braithwaite në çastet e fundit të sfidës.

Tv Klan