Partia Socialiste ka reaguar në orët e pasdites duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj godinës së Këshillit të Ministrave. Mazhoranca fton qytetarët të mos ndjekin thirjet për protestat e opozitës, ndërsa kësaj të fundit i kërkon të distancohet nga veprimet e dhunshme.
Bardhyl Agasi: “Duke përshëndetur Forcat e Rendit për qëndrimin e mbajtur në rujtje të institucionit qeveritar, Partia Socialiste kërkon nga organet e policisë, të prokurorisë, të drejtësisë, të sigurisë publike, të zbatojnë rreptsisht ligjin ndaj kujdo që guxon ta shkelë atë. Është momenti për t’i kujtuar lidershipit të opozitës dhe pasusve të tij të distancohen menjëherë nga veprimet e dhunshme. Ndryshe e gjithë përgjegjsia politike dhe ligjore do të bjerë mbi ata.”
Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Socialiste u shpreh se kto protsta të dhunshme nuk bëjnë gjë tjetër veçse demaskojnë opozitën në sytë e qytetarve, ndërsa shqiptarve u kujtojnë grushtin e shtetit të vitit një mijë e nëntëqind e nëndhjetë e tetë. /tvklan.al