Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Lulzim Basha akuzon qeverinë se ka braktisur të rinjtë.

Sipas tij, 300 mijë të rinj janë të papunë, 133 mijë kanë braktisur shkollat, 0 Lekë mbështetje financiare për të rinjtë, 70% e të cilëve largohen në vendet e BE për një mundësi më të mirë.

Postimin e tij në Twitter, Basha e shoqëron me premtimin se kur të vijë në pushtet, do të ulë tarifat universitare dhe do të ofrojë stazhe vjetore pune me pagesë për studentët.

Tv Klan