“Rama kërkon të heqë vëmendjen nga kolapsi me pandeminë”

Pas akuzave se është i përfshirë  në çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”, Lulzim Basha thotë se sheh një lojë politike të Kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga situata e krijuara me keqmenaxhimin e pandemisë në vend.

Rama po mundohet të heqë vëmendjen nga pandemia. Sot nuk behët fjalë për lojëra politike, nuk bëhet fjalë as për fushatë elektorale. Duke hequr vëmendjen nga pandemia po vdes njerëz. Ndaj unë kam refuzuar dhe do refuzoj të futem në ato lojë politike ku po përpiqet të më tërheqë me shpifje dhe me gënjeshtra.”

Më së shumti thotë se e shqetëson shëndeti mendor i Kryeministrit, të cilin e fton të zbatojë ligjet, pasi sipas Bashës me papërgjegjshmëritë e tij Rama ka future në kolaps sistemin shëndetësor.

Po më shqetëson gjendja mendore e një kryeministri që refuzon të shohë realitetin. Kontrollin e pandemisë e ka humbur. Kjo po u kushton jetë njerëzish. I kërkoj urgjentisht të shkulet nga ekranet , nga Instagrami dhe të bëjë atë që i kërkon ligji dhe që i kërkon detyre.”

Qeverisë prej muajsh i kërkon të rrisë numrin e testimeve, duke e çuar atë në 2500. Por nëse do ishte ulur në karrigen e Edi Ramës, Basha paralajmëron dyfish të testeve.

Do kisha bërë 5 mijë testime në ditë. Bonusi për mjekët dhe infermierët do të ishte hapi tjetër. Do rimbursoja paketën COVID.”

Dhe ndryshe nga Edi Rama, thotë se paratë do t’i çonte për shëndetin e shqiptarëve dhe jo në xhepat e oligarëve. “Prapë ka paguar ditën e premte para për inceneratorin e Elbasanit, 800 mln Lekë të vjetra.”

Ministrinë e Shëndetësisë e akuzon për fshehje të shifrave. Sipas kreut të opozitës rastet rekord të infektimeve që janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit paralajmërojnë se po shkohet drejt një mbylljeje të dytë.

Tv Klan