Disa mbështetës të PD e presin me thirrjet “tradhtar”

Në të parin reagim pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, Lulzim Basha thotë se ndjen keqardhje për qëndrimin që ai po mban.

Basha tha se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar në betejën përballë qeverisë së Ramës. Por përçarja e Partisë Demokratike u duk që në orët e paradites kur një grup simpatizantësh e priten kryetarin Basha me thirrjet tradhtar në oborrin e Selisë Blu, kur ai iu drejtua parlamentit pas mbledhjes se grupit parlamentar.

Më herët ishte njoftuar për simpatizantët që prisnin Sali Berishën në hyrjen qendrore të parlamentit, ndaj dhe zgjodhi një tjetër rrugë kalimi për në parlament.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardh, deputetëve të tij u priu nga zona e kalasë. Në seancë plenare qëndroi në krah të Jorida Tabakut, pa komunikuar me asnjë nga deputetët, teksa Sali Berisha ishte ulur disa radhë pas tij.

Nga salla doli teksa Berisha po fliste para mediave. E në kohën kur Berisha e akuzonte për tradhti, Basha shmangu çdo koment për përjashtimin nga grupi parlamentar. Interesit të medias që e shoqëroi që prej daljes nga Kuvendi, e deri në PD, iu përgjigj duke thënë se armiku i demokrateve s’gjendej brenda radhëve të tyre.

Tv Klan