Demokratët nisin analizën për zgjedhjet e 25 Prillit

Pak ditë pasi u rikonfirmua për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë të premten në orën 11:00 Kryesinë e kësaj force politike.

Në takimin e nesërm do të diskutohet dhe miratohet metodologjia e analizës për atë që demokratët e cilësojnë masakër elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryesia do të vendosë edhe për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në 17 Korrik, ku do të vlerësohet nëse ka nevojë për ndryshime statutore dhe nëse  organet e tjera të partisë do  të kalojnë apo jo në zgjedhje.

Tv Klan