Basha: Moratorium 1-vjeçar për inspektimet



Basha: Moratorium 1-vjeçar për inspektimet

10:11 13/02/2021

“Taksa e sheshtë do luftojë informalitetin”

Demokratët synojnë që nëpërmjet planit të tyre ekonomik të ndihmojë bizneset, të punësuarit dhe të hapin vende të reja pune. Gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, kryedemokrati Lulzim Basha teksa shpalosi programin e tij qeverisës, “Shqipëria Fiton” bëri të ditur se taksa e sheshtë 9 për qind do të luftojë informalitetin dhe do të risë të ardhurat në buxhet.

“Ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë besnik taksës së sheshtë 9%. Do luftojë informalitetin”

Ai u angazhua sërish për të ulur çmimin e karburantit, nga i cili do të përfitojë edhe sektori prodhues.

Gjithashtu pjesë e planit të demokratëve për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe sipërmarrëseve është edhe një moratorium 1-vjeçar të inspektimeve deri në reformimin e plotë të inspektorateve.

Gjithashtu kreu i PD-së tha se plani i demokratëve parashikon edhe reduktimin e procedurave burokratike, që sjellin gjithashtu kosto për bizneset.

Tv Klan







Të ngjashme