Kreu demokrat zhvilloi takime me sipërmarrës në Pogradec

Lulzim Basha iu kërkon shqiptarëve të mbrojnë vetë shëndetin e tyre pasi qeveria për  është dorëzuar dhe nuk po e menaxhon më situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19.

Situata me COVID është e rëndë. Qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan dhe refuzon të bëjë të ditur masat, duke ka zhbërë sakrificën tremujore  të secilit prej nesh. Mos prisni gjë nga qeveria! Merrni masa, mbrohuni vetë! Të bëjmë gjithçka për një ndryshim të shpejtë dhe të madh, që të përfitojnë jo një grusht njerëzish, por të gjithë shqiptarët, me punësim dhe me mirëqenie”.

Qeverinë, gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrës të vegjël në qytetin e Pogradecit, kryedemokrati e akuzon se nuk menaxhoi as financat e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë të prekurve nga papunësia e krijuar nga masat shtrënguese.

Qeveria ndau më pak se 10 euro/banor. Nuk i afrohemi as Kosovës. Kjo nuk është thjesht një përballje politike. Nuk kam asgjë personale. Njësoj si ju, kam merakun ku po shkon ekonomia, paratë e taksave dhe faturave të rritura çdo vit. Ku zhduken paratë e shqiptarëve?!”

Përsëritë se plani i tij ekonomik është ai që do të ringrejë ekonomitë familjare dhe atë kombëtare të shqiptarëve.

Tv Klan