Basha nxënësve: Respektoni masat e Covid, po rrezikoni të afërmit tuaj


Basha nxënësve: Respektoni masat e Covid, po rrezikoni të afërmit tuaj

23:54 17/09/2020

Lulzim Basha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka folur për situatën e Covid-19 në Shqipëri, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nëse nuk merren masa. Më tej kreu i PD tha se opozita ka qenë luajale me qeverinë dhe ka propozuar zgjidhje konkrete, por nuk është dëgjuar.

Përse po e sulmoni një qeveri kur po bën sa mundet për situatën?

Nëse ka një opozitë që është treguar luajale dhe ka thënë ja ku është zbatojeni…

Ka thënë se nuk zbatohej...

Por se çfarë pret ti të thotë? Kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë dhe në kohë pandemie. Ne e treguam se bëhej. Vetëm sipas INSTAT janë më shumë se 50 mijë të papunë, por shifra reale është mbi 120 mijë të papunë. Pandemia i nxori vetëm petët lakrorit, se situata është shumë e rëndë.

Më tej ai u bëri një thirrje gjimnazistëve dhe fëmijëve të vegjël që shkojnë në shkollë që të respektojnë sa të munden masat kundër Covid, pasi rrezikojnë jetën e të afërmve të tyre.

“Situata e Covid sipas të gjitha gjasave po shkon drejt një përkeqësimi dhe hapja e shkollave bart një rrezik shumë të madh. Po u drejtohem gjimnazistëve, që kanë një tjetër stil jetese. Kam qenë vetë gjimnazist dhe e di dëshirën për të kaluar me njëri-tjetrin. Ajo kohë kthehet dhe pas, por jeta juaj dhe e të afërme tuaj nuk kthehet. E keqja nuk ka kaluar dhe situata mund dhe do të rëndohet. Thirrjen tjetër e kam për vogëlushët, që e kanë bërë si lojë dhe ndërrojnë maskat me njëri-tjetrin”, tha Basha duke shtuar se “njerëzit do dynden drejt spitaleve, mjekët janë të lodhur se kanë 6 muaj që po rraskapiten. E di sa testime po bëhen sot, po bëhen vetëm 500 testime. Janë shumë pak./tvklan.al



Të ngjashme