Basha paralajmëron Ramën



Basha paralajmëron Ramën

15:59 30/07/2020

Me tone të ashpra i është drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një reagim të  bërë në Twitter, Basha shkruan se pas zgjedhjeve vendi i Ramës do të jetë në burg.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.

Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij“.

Më tej Basha shprehet: Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”. /tvklan.al




Të ngjashme