Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të tregtisë që operojnë në Shqipëri. Basha thotë se në fokus të diskutimeve ishin dy çështje, situata e vështirë ekonomike dhe plani i PD për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Sipas Bashës, Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme tërheqëse për investitorët. Ai thotë se opozita ka një plan ekonomik në të mirë të shqiptarëve. Një ndër prioritetet e tij Basha rendit luftën kundër korrupsionit.

“Taksë e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” 24 lekë për litër mbi karburantin, moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet dhe transparenca totale me paratë publike, janë disa nga masat e shpejta që do të marrim në këtë drejtim. Prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit, konkurrencës së pandershme dhe monopoleve dhe garantimi i sigurisë së biznesit”, tha Basha./tvklan.al