“Rama të anulojë menjëherë koncensionet”

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se për t‘iu ardhur në ndihmë njerëzve, Partia Demokratike ka kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë, pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë.

Sipas Bashës, ky model është ndjekur nga shumë vende mes të cilave edhe Kosova.

‪”Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës – thuhet në deklaratën e kreut të demokratëve – tregojnë se Kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Çfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve”.

Basha ripërsërit thirrjen që qeveria të anulojë menjëherë koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë.

Tv Klan