“Të fortët i kryejnë punët nga burgu”

Akuzat ndaj kryeministrit Rama për lidhje me krimin dhe kapje të drejtësisë Lulzim Basha i vijoi edhe nga Divjaka gjatë turit të takimeve me fermerë të zonës.

“Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi këtu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish”.

Basha nuk nguroi të flasë edhe me emra duke bërë një paralajmërim për të cilin u zotua se do ta mbante pas ardhjes në pushtet.

 “Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjes sepse edhe pse janë tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perëndimorë. E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura.”

“Kush është në burg dhe komandon krimin prej aty do t’i ‘prihet’ gjuha figurativisht dhe nuk do të komandojë më prej aty.”

Përgjigje u ktheu edhe kritikëve të cilët ditët e fundit i kanë kërkuar që t’i japë zgjidhje krizës politike nga Tirana.

“Unë kam zgjedhur ta shoh këtë krizë me sytë tuaj”.

Për t’i dhënë zgjidhje krizës në bujqësi sikundër tha Basha , Partia Demokratike ka një program që mbështet subvencionimin për fermerët, heqjen e taksës për karburantin si dhe dixhitalizmin e bujqësisë.

Tv Klan